Misioni

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, ka për mision të mbrojë territorin dhe mjedisin nga ndërtimi dhe zhvillimi i paligjshëm ose në shkelje të kushteve të lejes, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të sigurt në fushën e zhvillimit, planifikimit, mbrojtjes së territorit dhe disiplinimit të punimeve të ndërtimit.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka si funksion kontrollin e territorit dhe zbatimin e ligjshmërisë dhe të standardeve teknike në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit brenda territorit administrativ të Bashkisë Tiranë, dhe përmbushjen e përgjegjësive të parashikuara me ligj.

Gjatë ushtrimit të detyrave dhe funksioneve, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Tiranë ka për qëllim të sigurojë respektimin e normave, standardeve, kushteve zhvillimore dhe legjislacionit në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, si dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme, bazuar në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm të territorit, të decentralizimit dhe subsidiaritetit, në bazë të ndarjes administrative (Ligji Nr. 9780, datë 16.7.2007 Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme).